Dy seancat e jashtëzakonshme të së mërkurës në lidhje me dialogun me Serbinë nuk kanë arritur të mbahen si pasojë e mungesës së numrave si nga ana e partive në pushtet, ashtu edhe nga ato opozitare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Seanca e thirrur nga Qeveria e Kosovës për emërimin e ekipit negociator, që do ta shoqërojë presidentin Hashim Thaçi në Bruksel, nuk ka arritur të mbahet as pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme.
Përpos kësaj séance, nuk ka arritur të fillojë as seanca e partive opozitare për ta kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë. Edhe kjo seancë dështoi në mungesë kuorumi.
Duheshin 61 deputetë, përderisa në sallë ishin vetëm 58. E njëjta seancë pritet që të vazhdojë sot në orën 10:00 me kërkesë të grupeve parlamentare.
Në anën tjetër, përderisa subjektet e pozitës dhe ato opozitare i bojkotuan seancat e thirrura nga njëra tjetra, partia e pushtetit Nisma Socialdemokrate iu bashkua opozitës në seancë për ta kundështuar Thaçin.
LEXO EDHE: Këta janë deputetët e pushtetit që po marrin pjesë në seancën e opozitës (FOTO)
Disa deputetë të partnerit të koalicionit qeverisës Nismës Socialdemokrate kanë marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita, megjithatë sërish nuk kishte kuorum.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...