Qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova sot ia kishin mësyrë Prekazit të Drenicës, aty ku 19 vjet më parë është zhvilluar njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Në këtë betejë ranë dëshmorë mbi 50 pjesëtarë të familjes Jashari me në krye komandantin legjendar Adem Jashari.
Për të nderuar komandantin legjendë dhe familjen e tij, qytetarët kujtojnë me pietet ata të cilët i vlerësojnë si njerëzit që sollën lirinë e Kosovës. Në Prekaz kishin ardhur shqiptarë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga trojet tjera shqiptare.
Salih Salihu, tha se ka ardhur nga Kosova Lindore për të nderuar Adem Jasharin dhe të gjithë të rënët e tjerë.
Sipas tij Adem Jashari është simbol i çështjes nacionale kombëtare shqiptare.
“Duhet të vijmë patjetër se na lidh gjuha, gjaku dhe gjeografia, ne jemi nga Kosovë Lindore. Këtu është gurthemeli i çështjes shqiptare. Skënderbeu, Ismajl Qemali dhe Jasharve që lindën UÇK-në. Përpos kësaj këtu janë bazat e mëtutjeshme të zhvillimit të jetës për çlirimin e vendit dhe popullit shqiptar anekënd ku jetojnë edhe në Kosovën Lindore ku do të shohim se do të ngritet edhe Ushtria Çlirimtare Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, e cila kishte bazën nga UÇK-ja që e udhëheqtë atëherë dhe e formoi familja Jashari. Adem Jashari është simbol i çështjes nacionale kombëtare shqiptare ku do të thotë se nëpërmes gjuhës, gjakut dhe gjeografisë që na lidhin kjo është një ardhmëri e çështjes së gjithë shqiptarëve se duhet të bashkohemi me një dhe të mos pjesëtohen një me gjashtë sikurse gjerë tani që jemi ende pa e krye amanetin e dëshmorëve. Dhe dëshmorët histo rikisht thonë se nuk do t’i flasin të gjallëve gjersa të gjallët veprat e tyre nuk i bëjnë praktikë”, tha Salihu.
Ndërsa nxënësja nga Prizreni e cila në Prekaz kishte ardhur me shkollën e saj për të nderuar familjen Jashari tha se ata të cilët e kanë dhënë jetën për lirinë e popullit e meritojnë që të nderohen.
“Arsyeja se përse kemi vendos me ardhur sot se më të vërtetë është një histori e dhimbshme për popullin tonë dhe përderisa ata kanë qenë të cilët e kanë dhënë jetën a nuk meritojnë me i vizitua ne sot. Dhe arsyeja tjetër është se ne çdo herë ndihemi krenarë me ata të cilën e kanë bërë ata dhe me të vërtetë familja Jashari kanë qenë dhe do të mbeten çdo herë të gjallë dhe ata nuk do të vdesin kurrë”, tha ajo.
Fitore Hashani, mendon se secili shqiptar duhet të shkojë në Prekaz dhe të nderojë këtë familje që ka dhënë shumë për Kosovën.
“Vlera e tyre është e domosdoshme për me ardhur këtu dhe për me kontribuua gjithsecili shqiptarë që e ndjenë veten shqiptarë për me e nderu këtë familje e cila ka dhënë kaq shumë për vendin tonë dhe në rend të parë për gjitha kombin”, tha ajo.
Musli Haziri, pasi bëri homazhe tek varrezat se fal pushkës së Adem Jasharit dhe shumë luftëtarëve të tjerë sot Kosova e ka pavarësinë.
“Duhet t’i vizitojmë për çdo vit bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryekomandantin legjendar Adem Jashari, axhën Shaban, axhën Hamzë dhe të gjithë ata që kanë luftuar për Kosovën. Deri më tash sa herë e sa herë jemi munduar ta shpallim pavarësinë, shtetin e Kosovës, me pushkën e Adem Jasharit dhe shumë luftëtareve të tjerë sot e kemi pavarësinë e Kosovës”, tha Haziri.
Për të nderuar Epopenë e UÇK-së nga Gjermania kishte ardhur edhe Hajzer Geci.
Duke qenë se Adem Jashari i ka pasur dajtë në fshatin Llaushë, tek familja Geci, Hajzeri i cili edhe konsiderohet si daja i tij thotë se ka ardhur enkas për këtë ditë nga atje.
“Unë gjendem në Gjermani, kështu që jam pensioner por kam ardhur bash për festë sepse jam i Llaushes dhe Ademin e kemi pasur edhe nip, për këtë shkak edhe kam ardhur”, tha ai.
Ndryshe numri i vizitorëve që shkojnë për të nderuar në Prekaz është i madh. Vetëm gjatë ditës së djeshme këtë vend e kanë vizutuar më shumë se 10 mijë njerëz.
Ciceroni i kompleksit Xhevat Imeri tregoi për KosovaPress se edhe sot që nga mëngjesi njerëz nga të gjitha trojet shqiptare kanë vizituar memorialin për të respektuar gjakun dhe familjen Jashari.
“Vetëm ditën e djeshme diku llogariten rreth 10 mijë veta që e kanë vizituar, pra ka pasur numër jashtëzakonisht të madh të njerëzve, të institucioneve të ndryshme, njerëz të politikës, të artit, kulturës, sportit nga të gjitha anët. Siç e kemi thënë edhe më herët ky vend, njerëzit nuk e shohin vetëm si vizitë turistike, por vizitë obligative duke pasur parasysh rënien e familjes Jashari dhe rënien e të gjithë atyre njerëzve që patën fatin të vriten në këto tri ditë luftë”, tha Imeri.
Epopeja e UÇK-së mbahet më 5,6 dhe 7 mars në nderim të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Më 5,6 dhe 7 mars në Prekaz janë vrarë mbi 50 persona ku në mesin e tyre 20 janë anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar.
Epopeja e UÇK-së vazhdon edhe sot ku në mbrëmje është paraparë që të mbahet një Akademi Përkujtimore ndërsa nesër përmbyllet më Natën e Zjarreve./arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...