Nëse doni që të kaloni pushime të qeta dhe me çmime më të lira atëherë zgjidhni shtatorin ose majin. Zef Topuzi, kreu i shoqatës së Hoteleri Turizmit, deklaron se vitet e fundit ka patur një tendencë në rritje të shqiptarëve, të cilët preferojnë të pushojnë në këtë periudhë.
Nisur nga kjo, agjencitë kanë zgjatur paketat për shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë nga maji në tetor.
Zak Topuzi tha për Ora News se “periudha e lëvizjes së shqiptarëve është shtrirë që nga maji deri në tetor. Sidomos pensionistët preferojnë këto lëvizje për paketat me çmime më të ulëta. Kjo e ndihmon turizmin.”
Kurse Besnik Vathi, përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistikë, u shpreh se ulja e çmimeve është një prej arsyeve pse shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë shtatorin. Sipas tij, nëse krahasojmë të njëjtat paketa me gushtin apo korrikun, ulja arrin deri në 50%. ” Duke ofruar një sezon të gjerë nga maji deri në shtator ne kemi bërë që çmimet të jenë më të ulëta. Bëhet fjalë për ulje dhe për zbritje të organizuara.”
Por kjo tendencë nuk është e njëjtë për turizmin vendas. Zak Topuzi argumenton se qëndrimi i sezonit në dy muaj ka bërë që shpesh në jug të përballemi me probleme, të cilat lidhen me shërbimin dhe nivelin e çmimeve: ” Duhen politika të cilat nuk zgjidhen në këto momente. Duhet të mendohemi gjatë sesi mund të organizohet biznesi qoftë në qeveritë lokale për ta zgjidhur këtë problem të shfrytëzimit në pikë.”
Greqia mbetet destiancioni më i preferuar për shqiptarët këtë vit pasi ka ofruar çmime më konkurruese duke lënë në vend të dytë Turqinë.
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...