Google ADS

Pupovci: Problemi i Universitetit të Mitrovicës së Veriut është kompleks

15:26 | 22 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i është kundërpërgjigjur LDK-së pas akuzave të bëra në lidhje me gurthemelimin e Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se akuzat e LDK-së ku është përmendur edhe emri i tij janë të pavërteta.

Pupovci ka thënë se asnjë qeveri deri tash nuk ka legjitimuar një universitet që e mban jo vetëm kundërligjshëm emrin e Universitetit Publik të Prishtinës, por edhe vepron e funksionon tërësisht në bazë të ligjeve e planprogrameve të Serbisë.

Sipa tij, “Problemi i Universitetit të Mitrovicës së Veriut është kompleks dhe nuk zgjidhet duke akuzuar, pa asnjë bazë, qeverisjen që nuk ka fare gisht në legjitimimin e tij”, ka shkruar Pupovci, raporton arbresh.info.

Të ngjashme