Google ADS

Punonjësit shëndetësorë tek Dheu i Bardhë, në pritje të bashkëatdhetarëve

21:55 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Pavarësisht pandemisë COVID-19, bashkëatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë.

Një fluks i madh veturash është parë edhe tek pikat kufitare, veçmas ajo në Merdare e tek Dheu i Bardhë.

Ndërsa janë punonjësit shëndetësor ata që po qëndrojnë në këto pika, për të kontrolluar gjendjen shëndetësore, me theks të veçantë temperaturën pë rata që hyjnë në Kosove.

Imazhe nga puna e palodhur vijnë nga Dheu i Bardhë, nga ekipet QKMF-së së Vitisë, të cilët janë në pritje të mërgimtarëve në kufi të palodhur e të përkushtuar.

Kujtojmë që nga sot hyri në fuqi edhe vendimi për hapjen e kufijve ajror.

 

Të ngjashme