Si sot, më 10 nëntor të vitit 1979, shqiptarja Gonxhe Bojaxhi e njohur si Nënë Tereza mori çmimin “Nobel” për Paqe në Oslo të Norvegjisë.
Ajo u bë kështu shqiptarja e parë në botë që arriti të fitonte këtë çmim, plotësisht të merituar nga ana e saj.
Besohet se në çastin e marrjes së këtij çmimi një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.
“Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, tha Nënë Tereza.
Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare, pavarësisht vështirësive të saj për të folur pastër gjuhën shqipe, pas largimit disa-vjeçar nga trevat shqiptare.
Nëna Terezë e pranoi këtë shpërblim vetëm në emër të të varfërve, për t’i ndihmuar të varfrit.
Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë, disa biseda me familjen dhe përshëndetje për popullin shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.
Ajo është kujdesur për një numër të madh fëmijësh në disa shkolla, mjekonte të sëmurët dhe trajtonte të prekurit nga lebroza./euronews.al
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...