Një studente shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Njëri nga punimet e Modesta Imerit, studente 23-vjeçare në Universitetin e Pensilvanisë, tani është bërë pjesë e detyrueshme e planprogramit të këtij institucioni amerikan.
Punimi “Modelet e Pjesëmarrjes Globale për Vendet në Zhvillim”, i hartuar nga Imeri, do të lexohet nga studentët e Universitetit të Pensilvanisë, nga shtatori i këtij viti.
Lajmin për suksesin e Imerit e ka dhënë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku është shprehur shumë krenare me suksesin e Imerit.
“Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshmëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës”, ka shkruar Çitaku.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë