Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare nga “Qatar Charity”, në krye me drejtorin Mahmoud Abbas Shaker, me të cilët ka biseduar lidhur me procesin e punëve që po zhvillohen në ndërtimin e lagjes së re “Frashër”, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim u potencua se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë, dhe se deri më tani 38 shtëpi janë ekzekutuar me themele, për të vazhduar pastaj me shkollën, shtëpinë e shëndetit dhe objektet tjera. Po ashtu u theksua edhe rregullimi i infrastrukturës përcjellëse e cila është obligim nga Komuna, për të cilën u tha se shumica e punëve janë kryer në këtë drejtim, ku pritet të vazhdojnë me fazën e dytë tek punimi i parqeve të lagjes, pas përfundimit të tërësishëm të fazës së parë.
Me këtë rast të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, duke u mbështetur në pikat e marrëveshjes së nënshkruar, në mënyrë që ky projekt madhor të arrij të realizohet në afatet kohore të parapara.
Vlen të përmendet se ky projekt madhor për në Frashër të Mitrovicës parashihet të ketë 40 shtëpi për përfituesit me kushte të dobëta ekonomike dhe pa vendbanim, një shkollë, një shtëpi të shëndetit, katër lokale afariste, një objekt i destinuar për shfrytëzim nga Organizata “Qatar Charity” dhe një xhami./arbresh.info/
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...