Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kryeqytet, ku Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ka ndaluar punimet që kishte nisur Komuna e Prishtinës në sheshin “Xhorxh Bush”.
Bajrami thotë se “Institucionet e Republikës së Kosovës siç janë Policia e Kosovës, Inspektoratet e të tjera nukë, të cilët tashmë kanë shkelur betimin e deputetit, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
“Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku dhe ish-ministra të tjerë, tashmë deputetë nuk kanë asnjë autorizim apo autoritet më shumë se deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Prandaj askush s’duhet të ju nënshtrohet dhe të përfillë urdhrat dhe kërkesat e tyre, joligjore dhe për interesa të ulëta politike”, thuhet në reagimin e deputetes Bajrami.
Tutje, ajo thekson se “LVV, tash e katër vite përmes pushtetit, nuk ka lënë komunë pa e bllokuar – herë duke ndalur fondet, e herë projektet. Por ngjarjet e ditëve të fundit, me rastin e sheshit “Xhorxh Bush”, nuk janë vetëm kundër Komunës së Prishtinës, por edhe kundër vetë qytetarëve – një skandal më vete”.
“Bllokuesve dhe uzurpatorëve, të cilët paradite dërgojnë letër se gjithçka është në rregull dhe pasdite përdorin policinë për të ndërprerë punimet, duhet t’u thuhet: mjaft! Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë kundër bllokuesve të punëve publike e uzurpatorëve të posteve qeveritare”, është shprehur ajo./Arbresh.info/
Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Albion Rrahmani – treshja e het-...
WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën zyrtare stërvitore në ...
Cakolli i KDI-së tregon tri opsione nëse shkohet në zgjedhje...
Pas humbjes bindëse nga Norvegjia, Italia rikthehet tek fito...
Kurti viziton Ujmanin: Prona e Ibër-Lepencit në Zubin Potok ...