Punëtorit të postës i grabiten 730 euro të cilat po i dërgonte te klienti

08:43 | 30 Maj 2021
Përparim Bublaku

Një punëtor i postës është sulmuar nga  dy persona të cilët edhe i  kanë grabitur ati një porosi në vlerë 730 euro, para të gatshme të cilën ishte duke e dërguar për një klientë.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste private, ka informuar se për deri sa ishte duke dërgua një porosi për një klient, dy persona të maskuar i kanë grabitur rreth 730 euro para të gatshme. Sipas viktimës, personat kanë përdorur sprej dhe elektroshokë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme