Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan, më 29 maj 2017, rreth orës 11:10 është njoftuar nga Spitali Rajonal se një person është sjellë aty me lëndime të rënda trupore, pa shenja jete.
Njësitet reaguese të Policisë së Kosovës, me të arritur në emergjencë, kanë kuptuar se viktima Sh. A. (1970) shtetas i Turqisë, ishte punëtor i kualifikuar për montim e ashensorëve dhe udhëheqës kryesor i punëve, ndërsa gjatë përcjelljes së punimeve ai kishte rënë nga një objekt ndërtimor që është në ndërtim e sipërm derisa kishte qenë duke rregulluar ashensorin e ndërtesës.
Hetimet regjionale së bashku njësitet e Krim-Teknikës dhe me prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes.
“Nga intervista me dëshmitarë (punëtorë që kanë qenë bashkë me tani të ndjerin në momentin kritik) është kuptuar se i ndjeri aksidentalisht nga kati i gjashtë, ku kishte qenë në shkallë metalike lëvizëse, ishte rrëzuar dhe kishte rënë në tokë. Pas kësaj situate, nga punëtorët tjerë të atij objekti ishte dërguar në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan, mirëpo nga mjekët e qendrës emergjente ishte konfirmuar vdekja e tij”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për kryerjen të Autopsisë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar dhe klasifikuar si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa në bashkëveprim me prokurorinë, rasti është në procedurë hetimore nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e policisë Gjilan.
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën