Google ADS

Punëtori rrëzohet nga skelet, kërkon ndihë në QKUK

08:59 | 29 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Një punëtor është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar dhe i ka lënduar të dyja këmbët.

Ai ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike dhe Universitare.

Si pasojë e rrëzimit të skeleve kanë rënë dhe dy punëtorë të tjerë por që nuk janë lënduar, njofton raporti 24 orësh i policisë.

“Rr. Lec Gradica, Prishtinë 28.08.2021-13:00. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët. Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve ishin rrëzuar edh dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima ende gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme