Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se më 3 maj rreth orës 17:05, një puntor duke shkarkuar material brenda një depoje, duke lëvizur mbrapa ka goditur një fëmijë. Megjithatë, raporti nuk e specifikon se me çka e ka goditur saktësisht, por ky fëmijë është dërguar në QKUK për trajtim pasi ka marrë lëndime trupore.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar-shkarkuar material brenda një depoje, duke lëvizur mbrapa ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar (fëmijë)”, thuhet në raport.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale në Gjilan
Media gjermane: Alpet Shqiptare, në krye të destinacioneve p...
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin ...
Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në Nju Jork
Kurti takon Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardi...
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shpëlarje t...