Google ADS

Punëtori në Llapushnik lëndon një fëmijë

12:55 | 4 Maj 2017
M. A.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se më 3 maj rreth orës 17:05, një puntor duke shkarkuar material brenda një depoje, duke lëvizur mbrapa ka goditur një fëmijë. Megjithatë, raporti nuk e specifikon se me çka e ka goditur saktësisht, por ky fëmijë është dërguar në QKUK për trajtim pasi ka marrë lëndime trupore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar-shkarkuar material brenda një depoje, duke lëvizur mbrapa ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar (fëmijë)”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme