Punëtori bie nga shtylla elektrike në Pejë, vdes pas plagëve të marra

14:40 | 4 Shkurt 2023
A. B.

Një punëtor ka vdekur të shtunën rreth orës 11:45 në fshatin Levoshë të Pejës, pasi është rrëzuar nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, vdekjen e punëtorit e ka konstatuar ekipi mjekësor, por siç tha ai ende nuk dihet nëse vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymë.

“Policia është informuar se një punëtor ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike dhe ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme