Google ADS

“Punëtorët vijnë me pizhame e miniqa”: Sindikata e RTK-së kërkon largimin e kryetarit të Bordit, reagon ky i fundit

11:39 | 8 Shtator 2023
K.B

Pas akuzave nga Sindikata e Pavarur të RTK-së për gjuhën seksiste të përdorur nga kryetari i Bordit, Besnik Boletini, ka ardhur reagimi nga vetë ai.

Me anë të një shkrim të gjatë, Boletini tha se termet e përdorura nuk kanë qenë konstatim i tij, por citime që prezantojnë një perceptim.

Për të qenë korrekt, ajo çka kam thënë në një moment në diskutim e sipër gjatë debatit interaktiv është se “unë marr informacione (d.m.th që të tjerët po më thonë) se punëtorët vijnë me pizhame, ‘miniqa’, vijnë bëjnë check out dhe kjo është e papranueshme”, pra kam cituar diçka që më është thënë, dhe e kam theksuar se është i papranueshëm si informacion dhe perceptim që po më thuhet në ambiente të punës, që disa punonjës pas aktiviteteve të ndryshme vijnë dhe e bëjnë vetëm daljen duke u evidentuar në punë”, ka shkruar ai, transmeton Arbresh.info

Tutje ai shkruan se asnjëherë në asnjë rrethanë nuk e thënë për ta fyer dikë, dhe se u ka shprehur keqardhje punonjësve të RTK-së.

“Sigurisht që nuk ka qenë mënyra më e mirë për ta përshkruar dukurinë e pretenduar, por gjatë debatit e kam bërë përshkrimin eksplicitë siç më është thënë, pa e përpunuar. Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë për të përshkruar diçka tjetër, apo për të fyer dike. Sot përmes një sqarimi lidhur me vendimin dhe këtë çështje, u kam shprehur keqardhjen të gjithë punonjësve të RTK-së, nëse ndokush është ndjerë keq, duke marrë parasysh se është bërë edhe një keq-citim i qëllimshëm dhe manipulim i kontekstit nga disa individë. Pasi që nuk kam thënë që po vijnë në atë mënyrë në punë. Kam folur vetëm për evidentimin”, shkruan tutje ai.

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka bërë një reagim publik, në të cilin ka denoncuar gjuhën seksiste që sipas tyre e ka përdorur kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Në reagimin e tyre, ata kanë theksuar se Boletini ka deklaruar se punëtorët e RTK-së shfaqen në punë me pizhame e minifunde.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ashpër kundër deklaratës skandaloze të kryetarit të Bordit Besnik Boletini për punëtorët e RTK-së. Në takimin e Bordit të mbajtur me datë 6 shtator 2023, në praninë e vëzhgueses së Sindikatës si dhe të gazetares së BIRN-it, kryetari Besnik Boletini ka deklaruar:
“Mendoj se duhet të marrim një vendim për raport mujor të secilit punëtor në RTK sepse unë përditë marr informacione se punëtorët vijnë me pizhame, miniqa, vijnë bëjnë check out dhe kjo është e papranueshme”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme