Punëtorët e kompanive Beni, kompania OMI dhe Higjena, thonë se u janë vjedhur 40 mijë euro nga trusti pensional, që nuk u është dhënë atyre, raporton arbresh.info,
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, tha se Qendra u ka borxh punëtorëve rreth 40 mijë euro.
Sipas Azemit punëtorëve u është premtuar që kjo çështje të zgjidhet më 1 shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Për herë të 4 po protestojmë, punëtorëve u kanë borxh mbi 40 mijë euro. Kanë thëne që më 1 shtator do i kryejnë këtë obligime. Është e tmerrshme të vidhen këto 40 mijë euro”, tha ai.
Gjithashtu Azemi tha se nëse nuk mirren parasysh kërkesat e tyre ata do te futen në grevë të përgjithshme qe nga 7 tetori.
“Nga 7 tetori do të futemi në grevë. Punëtorëve unëdhtë marr edhe uniforma, nuk paguhet as stazhi i punës. Është hera e fundit qe do protestojmë”, tha ai.
Kryetarja e sindikatës së punëtorëve të QS, Remzie Gjymshiri, tha se gjatë 8 vite punë janë kërcënuar herë pas here.
“Qe 8 vite na kane privatizuar, kemi pas kërcënime. Borxhi është pensione”, tha ajo./arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...