Google ADS

Punëtorët teknik të UP-së kërkojnë pagë mbi 350 euro

10:32 | 11 Tetor 2019
M. A.

Me moton “Ndal diskriminimin e punëtorëve në sektorin privatë”, punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë mbajtur sot një protestë para rektoratit në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Më këtë rast përfaqësuesi i BSPK-së, Isuf Azemi, tha se punëtoret kanë dalë për të protestuar pasi që nuk pajtohen më kontratën e re dhe pagën aktuale.

“Sot kemi ardh për të tërhequr vërejtjen për nënshkrimin e kontratës se re nga Rektorati për punëtorët teknik. Nuk duhet të ketë pagë me te ulet se 350 euro për ta. Ne s’mund të qëndrojmë me 250 euro kontratë që pritet me u nënshkruar ditëve ne vazhdim. Ne s’do e pranojmë ketë kontratë. Nuk duhet të rrezikohet jeta e këtyre punëtorëve. Ne kemi diskutuar me Rektoratin dhe kërkojmë të respektohen kërkesat e punëtorëve. Nëse ka për të gjithë pagë prej 2000 euro pse mos te ketë pagë për këta punëtor nga 350 euro”, ka thënë Azemi.

E Hysni Gashi përfaqësues i punëtorëve bëri thirrje që të dëgjohet edhe zëri i tyre.

“Ende nuk është nënshkruar marrëveshja. Çdo here po nënshkruhen kontrata pa neve. Ne kemi kërkuar sigurim shëndetësor e rritje të pagave. Me këto paga s’mujm me mbijetu. Kemi pas takime po s’kan ndërmarr asgjë”, u shpreh Gashi.

Përfaqësuesit e punëtorëve se bashku më përfaqësuesin e BSPK-së, kanë hyrë në një takim më përfaqësuesit e rektoratit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme