Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, kanë protestuar sot para rektoratit të UP-së.
Këta punëtor edhe një herë kanë kërkuar që mos të nënshkruhet kontrata pa pasur rritje të pagës minimale, raporton arbresh.info
Më këtë rast përfunduesi i BSPK-së, Jusuf Azemi, tha që nuk do të lejojnë që më djersen e punëtoreve të blejnë vetura personale.
“Ju ishit prezent edhe javen e kaluar. Ne kërkuam që pagat të jen 350 ata thanë nuk kanë buxhet ndërsa kanë para për veturat e tyre 00. Ne është hera e fundit që protestojmë. Herën tjetër do ta ndërpresim punën. Javën tjetër mund të bllokojmë krejt punën. Ne po derdhim djers dhe duhet të na paguhet, nuk lejojmë që më djersen ton këta të blejnë vetura “, tha Azemi.
Ndërsa Rexhep Gashi, Kryetar i punëtoreve të Sigurisë tha se këto paga nuk i mbulojnë shpenzimet për mbajtjen e familjes.
“Është e vërtet që punëtorët duan ngritje të pagave. Punojmë shumë, rektorati nuk përgjigjet. Pagat nuk na dalin me mbajt familjen”, tha Gashi.
E, Isni Gashi, Kryetar i punëtoreve teknik, tha se kjo do të jetë protesta e fundit, ai paralajmëroj sanksionim të punës.
“Herën e fundit kemi pas takim dhe janë kategorizuar punëtoret. Ne nuk jemi pajtuar me këtë. Ne kërkojmë pagë 350 euro dhe të paguhet stazhi i punës. Ne do të sanksionojmë punën. 133 punëtor teknik në list janë . Kontrata varet prej rektoratit. Kemi kërkua mos të nënshkruhet kjo kontratë deri sa të mirën parasysh kërkesat tona”, tha Gashi.
Kujtojmë se protesta e sotme është vazhdimësi e protestave të javëve të kaluara.
Ndonëse zhvilluan një takim më Rektoratin javë më parë, këta punëtor përsëri nuk arritën që të parandalojnë nënshkrimin e kontratës.
Kërkesa e këtyre punëtoreve është të paga e tyre të rritet në 350 euro./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...