Tre punëtorë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ që punonin në Shërbimin e Skenimit dhe Sigurimit ishin transferuar në pozita tjera.
Vet punëtorët përmes Sindikatës kishin deklaruar se kjo ishte bërë në shenjë hakmarrjeje pas protestave të organizuara në gusht të vitit të kaluar.
Por, ndryshe thonë nga Aeroporti, zëdhënësja e kësaj të fundit, Valentina Gara në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se punëtorët kanë dështuar në testin me shkrim për certifikim.
Sipas saj, të njëjtit i janë nënshtruar testit edhe për herën ë dytë por prapë nuk kanë arritur ta përfundojnë me sukses.
“Në bazë të Rregulloreve të IATA dhe të AACK punëtorët/et në Shërbimin e Skenimit dhe Sigurimit duhet të përfundojnë me sukses PROVIMIN/TESTIN e Trajnimit mbi Mallrat e Rrezikshme. Punonjësit në fjalë nuk kanë përfunduar testin me sukses për certifikim herën e parë. Ata janë njoftuar me shkrim dhe iu është dhënë edhe mundësia e dytë për testim por edhe herën e dytë nuk e kanë përfunduar testin me sukses”, ka thënë Gara.
Ndërsa deklaratat se të njëjtit janë larguar pastaj nga vendet e punës i ka mohuar Gara. Ajo ka shtuar se atyre u është ofruar të transferohen në një shërbim e pozitë tjetër por kanë refuzuar.
“Kompania punonjësve në fjalë iu ka ofruar të transferohen në një shërbim e pozitë tjetër edhe pse nuk parashihet me dispozita të ligjit të punës por kjo është refuzuar nga ana e tyre”, ka shtuar ajo.
Ndryshe kujtojmë se kryetari i Sindikatës së Aeroportit, Bashkim Krasniqi ka deklaruar se këto ulje në pozitë janë të lidhura me protestat e organizuara në gusht të vitit të kaluar.
Kjo protestë ishte organizuar nga punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës. Ata kërkuan kompensim dhe benefite për rrezikshmëri, të eliminohen dallimet në pagë në rastet kur punëtorët kanë detyra të njëjta të punës, pagesa për përvojën e punës, të paguhen orët gjatë vikendeve dhe punëtorët të kenë një shujtë./arbresh.info/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”