Mungesa e pagës së prillit, kanë shtyrë Sindikatën e Pavarur të Hekurudhave –Trainkos, që t’i japë ultimatume menaxhmentit të kompanisë vetëm deri më 17 maj për të kryer pagesat e pagave, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar protestë një orëshe me datën 18 maj.
Në një komunikate për media kjo sindikata ka thëne se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre ata do të bojkotojnë punën për një orë të premten dhe do të ndalet qarkullimi i trenit Prishtinë–Pejë në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave, shkruan arbresh.info.
Por për vonesën e pagave, menaxhmentit i Trainkos-it, fajtore e bën ministrinë e Infrastrukturës.
Behxhet Haziri, zyrtar për informim në Trainkos, thotë për Arbresh.info, se Ministria e Infrastrukturës ka vonuar që të realizojë obligimet e saja ndaj Trainkos-it, obligime këto të cilat tashmë i kanë arritur në marrëveshje.
“Arsyet e paralajmërimit të grevës nga ana e sindikatës janë për shkak se pagat e muajit prill 2018 nuk është arritur që të sigurohen. Ky është edhe shqetësim i menaxhmentit, gjithashtu. Buxheti i ndërmarrjes sigurohet nga shërbimet që ndërmarrja realizon, si për klientë e biznese private ashtu edhe për pjesën e shërbimeve publike. Përderisa transporti i mallrave është biznes i pastër, transporti i udhëtarëve është shërbim publik që realizohet me kërkesë (marrëveshje) të Ministrisë së Infrastrukturës dhe njëkohësisht të gjitha shpenzimet për këtë shërbim mbulohen nga ana e tyre. Gjatë këtij viti ne kemi arritur një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për një periudhë pesë vjeçare. Deri te arritja e kësaj marrëveshje kemi pasur vonesë në këtë vit dhe për pasojë janë vonuar edhe kompensimet nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës gjë që ka ndikuar në pamundësinë tonë për të siguruar pagat e punëtorëve”, ka thënë Haziri.
Tutje Haziri, ka shtuar për Arbresh.info, se pagesa e punëtoreve do të kryhet atëherë, ku Ministria e Infrastrukturës do t’i kryej obligimet e saja ndaj Trainkosit.
“Obligimet e MI-së ndaj Trainkos janë të grumbulluara për periudhën katër mujore (janar – prill 2018) përderisa gjatë kësaj kohe janë krijuar bukur shumë shpenzime. Pas kompensimit të shpenzimeve për periudhën e deritanishme, kompensimi nga ana e MI-së do të bëhet për secilin muaj dhe atë në bazë të shpenzimeve që krijohen çdo muaj për trenat e udhëtarëve. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me MI-në dhe jemi në pritje të formimit të Komisionit nga ana e tyre për të realizuar obligimet që rrjedhin nga marrëveshja për OSHP-në”, zëdhënësi Haziri tha së shpresojnë që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejtë njëherë e mirë.
Ndryshe Kompania Trainkos, kishte edhe vite më parë probleme me kryerjen e pagesave për mbi 230 punëtoret e saj./V.Selimi/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...