Grabiten katër zyre të Agjencionit për Financim në Kosovë.
Katër zyre të Agjencionit mikrofinanciar për Financim në Kosovë janë grabitur nga hajnat në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.
Cak i hajnave kanë qenë zyret e këtij insitutcioni në Prishtinë, Istog, Suharekë dhe Malishevë, ku janë marr kasafortat e parave.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Televizionin 7 vjedhjen që ka ndodhur në Prishtinë.
Mësohet se grabitjet kanë ndodh në kohën kur punëtorët e këtij agjencioni gjenden jashtë Kosovës, përkatësisht në Mal të Zi për pushim kolektiv disa ditor.
Sipas informacioneve të T7 në selinë në Suharekë hajnat kanë marr rrethë 700 euro para të gatshme ndërsa në malishevë 500 euro.
Grabitjen në Malishevë e ka konfirmuar për Televizionin 7 zedhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Ndërkohë ajo ka konfirmuar se edhe një javë më parë, cak i hajnave ishte edhe një zyre e këtij agjencioni në Rahovec, ku persona të panjohur kishin arritur të vjedhin kasafortën në të cilën gjendeshin një shumë e konsiderueshme të hollash.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...