Një pjesë e administratës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka hyrë në grevë.
Ata përmes një komunikate për media thonë se kanë hyrë në grevë për shkak se Qeveria kur ka marër vendim për ngritje të pagave, përveç stafit politik i ka ngritur pagat edhe të disa shërbyesve civil që punojnë në zyrën e kryeministrit.
“Ndarja dhe përfshirja e një pjese të stafit të Zyrës së Kryeministrit në këtë vendim, ka krijuar pabarazi në mirë funksionimin e Zyrës së Kryeministrit, duke bërë që nëpunësit civil në kuadër të zyrave që janë pjesë e vendimit të kenë dallime substanciale në paga nga nëpunësit tjerë, përkundër faktit se ne legjislacionin aktual duhet te trajtohemi barabartë”, thuhet në njoftimin për media të Këshillit Grevist.
Sipas njoftimit stafi i shërbimit civil që nuk janë pjesë e vendimit për pagat (Nr.04/20) i datës 20 dhjetor të vitit të kaluar, që nga hyrja në fuqi e vendimit, e deri më sot, kanë kërkuar në vazhdimësi të drejtën ligjore për mundësi, trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë, me anë të formave/mjeteve zyrtare të komunikimit, adresuar te Kryeministri i Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Kabinetit të Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm në ZKM. Kërkesa jonë legjitime për trajtim të barabartë deri më tani nuk u shqyrtua.
“Duke konsideruar që kemi shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike në dispozicion për komunikim të brendshëm institucional, fatkeqësisht nuk kemi arritur të kemi zgjidhje mbi kërkesën tonë, prandaj jemi detyruar që të drejtën tonë ligjore ta kërkojmë me anë të grevës. Nga sot zyrtarisht jemi në grevë. Greva do të vazhdoj deri në realizimin e kërkesës tonë legjitime”, thuhet në njoftim.
Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e kë...
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...