Për të kundërshtuar lidhjen e një kontratë të re mes z-mobile dhe Telekomit të Kosovës, punëtorët e kësaj të fundit kanë hyrë në grevë.
Ata gjithashtu kanë kërkuar të mos ekzekutohet vendimi i Arbitrazhit për përmbarim.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lahmih Balaj. Ai ka shtuar gjithashtu se të hënën janë futur në grevë vetëm punëtorët e kryeqytetit.
“Veç e kemi filluar grevën, po shkon mirë ashtu siç e kemi planifikuar, sot janë në grevë vetëm punëtorët në Prishtinë”, ka thënë ai.
Balaj ka shtuar se të martën do të hynë të grevë të gjithë punëtorët e Telekomit.
“Greva do të vazhdoj 24 orëve, nesër do të jetë masive në të gjithë Kosovën”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur raportimet e mediave për bisedimet mes Telekomit dhe z-mobil për një partneritet të ri, Balaj ka shtuar se nuk ka marrë asnjë njoftim.
“Edhe ne e kemi pa në medie nuk asgjë zyrtare”, ka thënë ai.
E në rast të arritjes së një marrëveshje ai ka thënë se Këshilli grevist do të vendos për hapat.
“Nëse bëhet kontrata me z-mobile është Këshilli grevist ai që merr vendim, hapat tashmë dihen. Unë i zbatoj vendimet e tyre”, ka shtuar ai.
I pari i Sindikatës ka shtuar se janë në Telekom për të larguar krimin nga aty.
“Ne jemi këtu për ta larguar krimin, nuk do të largohemi vet nga Telekomi”, ka përfunduar ai.
Ndryshe e marta pritet të jeta dita e fundit e kontratës e cila u vlerësua si më e dëmshmja mes Telekomit të Kosovës dhe z-mobile.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, rreth një muaj më parë gjatë një proteste të punëtorëve të ndërmarrjes.
“Jemi ende duke diskutuar edhe aspektin financiar ku kemi kontraktuar një kompani ndërkombëtare që të bëjë një analizë financiare, ku si raport preliminar ka dal pozitiv sa i përket Telekomit, në të njëjtën kohë kemi pranuar edhe një njoftim zyrtar nga ekspertiza e jashtme ligjore ku na jep të drejtën që ne si Telekom të njoftojmë operatorin Z-Mobile për shkëputjen e kontratës nga data 30 korrik”, tha Istrefi.
Ndërsa për dërgimin e Telekomit te përmbaruesi nga z-mobile, kryeshefi Istrefi ditë më parë në një prononcim dhënë për arbresh.info është shprehur i sigurt se do të vendoset në favor të Telekomit.
“Nuk do të vendoset në favor të Z-Mobile, jam shumë i sigurt që nuk do të vendoset. Ne e kemi një vendim të arbitrazhit dhe e kemi njoftë si të tillë, por provat e reja të cilat do të dalin do të sjellin diçka krejt tjetër”, ka thënë ai.
Istrefi ka thënë gjithashtu se me veprimin e fundit Z-Mobile ka bërë shkelje të mirëbesimit.
“Ne jemi në fazën e negociatave me Z-Mobile sipas kontratës së MSA-së që jemi të obliguar deri më 31 korrik me negociu me ta. Ata me këtë kanë bërë shkelje të mirëbesimit në raport kontraktual në të cilin jemi. Ne jemi duke i mbledhur të gjitha provat që është dashur të zbatojnë të gjitha palët për negociata në mirëbesim, ne do t’i dërgojmë te përmbaruesi, dhe besoj se do ta argumentojmë të kundërtën dhe do ta trajtojmë përmes procedurave ligjore”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Kryeshefi i Telekomit i bindur se përmbaruesi do të vendos në favor të tyre
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...