Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat, pasi janë bllokuar xhirollogaritë dhe tërhequr mjetet nga kompania Dardafonë.met.
Burime të portalit arbresh.info brenda Telekomit tregojnë se as sot nuk kanë dal pagat për punonjësit e Tekelomit.
Ndërkohë, Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar xhirollogaritë dhe kthimin e tyre, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania Dardafone.net, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që të angazhohet për zhbllokimin e xhirollogarive, pasi sipas tij është duke u rrezikuar operimi i Telekomit dhe mirëqenia e punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
Përmes një konference për media, ai i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës 72 orë që të bëjnë zgjidhje, dhe ky tha se është super kërcënim nga punëtorët e Telekomit.
“Nëse brenda 72 orëve nuk e bëjnë zgjidhjen e çështjes së Telekomit, kthimin e xhirollogarive dhe mjeteve në llogari. Nuk më intereson aspak, as mua, as punëtorëve, as kryesisë dhe Kuvendit që a do t’i hedhë në llogari Qeveria ato mjete apo do të kthehen nga oligarku Devolli” tha ai./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...