Punëtorët e Telekomit kanë angazhuar avokatë vendorë dhe ndërkombëtarë në mënyrë që të përgatisin lëndën për të dërguar në Kushtetuese kontratat e dyshimta që ata i cilësojnë si të dëmshme që janë nënshkruar vite më parë për të cilat thonë se e sollën këtë ndërmarrje publike buzë falimentimit.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, deklaroi për kosovapress se të gjitha dëshmitë që posedojnë për parregullsitë që kanë ndodhur tashmë i kanë dorëzuar një grupi të avokatëve vendorë e ndërkombëtarë.
Balaj shprehet se do t’i drejtohen Kushtetueses pasi është i revoltuar me shkallët e tjera të gjyqësorit për të cilat thotë se nuk i kanë marrë seriozisht dëmet që i janë shkaktuar Telekomit të Kosovës.
“Kemi disa avokatë vendorë dhe disa avokatë ndërkombëtarë me të cilët jam në kontakt dhe ua kam dërguar dokumentacionet në Bruksel, jemi duke e përgatitur lëndën, ndoshta t’i adresohemi edhe Gjykatës Kushtetuese, si institucioni më i lartë, për shkak se gjykatat vendore nuk janë marrë seriozisht me dëmet që janë shkaktuar në Telekom dhe me faktet që kemi dërguar ne dhe Telekomi i Kosovës”, ka thënë Balaj.
Gjendja në Telekomin e Kosovës vazhdon të jetë e rëndë. Balaj thotë se vetëm një pjesë e vogël e punëtorëve kanë marrë pagat e dhjetorit ndërsa nuk ka datë se kur pjesa e mbetur e punëtorëve do të paguhen për punën e tyre në muajin e fundit të vitit 2020.
Qeveria e Kosovës, si aksionar i vetëm i ndërmarrjes Telekomi i Kosovës, kishte arritur marrëveshje me kompaninë Dardafon për shlyerjen e detyrimeve që rridhnin nga çështja e humbur në Arbitrazh.
Balaj thotë se përkundër që kishte pasur një dakordësi mes Telekomit dhe kompanisë Dardafon që detyrimi të shlyhej për një periudhe deri në 6 vjet, me insistimin e Qeverisë së Kosovës afati është shkurtuar në dy vjet.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...