Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka drejtuar një apel për Ministrinë e Punës, Inspektoratin e Punës dhe pronarët e kompanive që në këto ditë të nxehta që po mbretërojnë në Kosovë ta ruajnë shëndetin e punëtorëve.
“Çdo lëndim apo edhe diçka më e rëndë , Sindikata e jonë do të akuzoj drejtpërdrejt këta akter për mos respektimin e kushteve të punës. Mund të gjinden solucione të mjaftueshme që punëtorët të ruhen nga këto temperatura të larta”, thuhet në apelin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat drejtuar këtyre institucioneve.