Që nga e marta punëtorët teknikë të sektorit privat do të futen në grevë dhe protestë.
Kështu u mor vendim në takimin e sotëm të Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë dhe disa shoqata, raporton arbresh.info.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat tha se protesta dhe greva të fillojnë të martën dhe të zgjasin deri të enjten.
Sipas Azemit paga minimale e punëtorëve teknikë duhet të jetë 350 euro.
“Në javën e ardhshme do të fillojmë me protesta dhe greva pavarësisht se kemi ngritje solide të pagës, ne propozojmë që të martën, të mërkurën dhe të enjten të protestojmë 1 ose 2 orë ndërsa të premten të ulemi dhe të shohim ndryshimet. Ne kërkojmë që rritja të jetë minimalisht 350 euro, ata që dëshirojnë të marrin shërbime nga punëtorët e sektorit privat duhet të paguajnë mbi këtë pagë në këtë kundërtën ne nuk ofrojmë shërbime”, ka thënë Azemi.
E ky propozim u mbështet edhe nga përfaqësuesit e 10 kompanive në Kosovë.
Azemi bëri të ditur se pak minuta më parë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ngritur më 500 euro pagat e punëtorëve teknikë.
“Tash para pak minutash na erdh njoftimi se pagat e punëtorëve teknikë që do të lidhen me komunën do të rriten dhe do të jenë diku rreth 500 euro. Kjo pagë do të merret që nga janari”, ka thënë ai.
I pari i Sindikatës ka premtuar edhe grevë nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre.
“Ne po fillojmë protesta dhe deri në fund të këtij muaji nuk lëvizin asnjë ndryshim do hymë edhe në grevë”, ka thënë Azemi./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030