Dhjetëra punëtorë të sektorit privat në Kosovë janë mbledhur në sheshin “Nëna Terezë” për të protestuar në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Majin.
Në krye të Protestës është parë edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, shkruan arbresh.info.
Protestuesit po mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera thuhet “Pse bëni ligje dhe marrëveshje kolektive kur ato nuk i zbatoni?”, “Duam të zbatohet Ligji i Punës, Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe marrëveshja kolektive, “Punoni për parandalimin e vdekjeve në vendin e punës”, etj.
Protestuesit janë në këto momente duke marshuar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës./Arbresh.info.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...