Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës të enjten me fillim nga ora 10:00 do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ata po kërkojnë heqjen e RTK-së nga ligji për paga, shkruan arbresh.info.
“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë kolegët e RTK-së se nesër, duke filluar nga ora 10:00, protestojmë sërish para Kuvendit të Kosovës për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat. Siç edhe e dini, ky ligj pritet të miratohet nesër në Kuvend|, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Sindikata ka falënderuar punëtorët dhe i ka ditur për mbështetje.
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së, po ashtu Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës, për mbështetje. Falë bashkëpunimit dhe protestës ne arritëm ta ndalnim votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në ligjin për pagat në Komision për Media. SPERTK ju fton edhe nesër të na mbështetni në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës. Së bashku do t`i arrijmë qëllimet tona dhe do ta mbrojmë RTK-në nga çdo tendencë që vjen nga grupet politike”, përfundon njoftimi i Sindikaës së Punëtorëve të RTK-së/Arbresh.info/
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...