Punëtorët e Postës nesër në protestë

15:50 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Punëtorët e Postës bëjnë të ditur se nesër në sheshin “Skënderbeu” do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre.

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, të cilat janë:

Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar; Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës); Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës. Punëtorët e Postës tash e tri ditë janë në grevë të përgjithshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme