Burim Kelmendi, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi”, ka thënë se punëtorët e kësaj kompanie po planifikojnë të protestojnë si pasojë e pakënaqësisë së punëtorëve për mos futjen në pakon emergjente të Qeverisë
Kelmendi ka treguar se kompania “Pastrimi” ka 560 punëtorë në terren në disa prej qyteteve të Kosovës, të cilët po kujdesen për mirëmbajtjen edhe në kohën e pandemisë.
Por pagat e këtyre punëtorëve po rrezikohen, pasi sipas Kelmendit, qytetarët nuk po i paguajnë faturat e mbeturinave.
“I kemi 560 punëtorë në terren, në Prishtinë, Podujevë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan dhe Drenas. Ne i kryejmë shërbimet njëjtë, çdo ditë i largojmë mbeturinat, nuk kemi ndonjë metodë për t’i obliguar qytetarët t’i paguajnë mbeturinat dhe kështu po rrezikohen pagat e punëtorëve, e as Qeveria nuk na ka futur në pakon emergjente”, ka thënë Kelmendi.
E për mos futjen në pakon emergjente të Qeverisë, Kelmendi ka treguar se po planifikohet të mbahet një protestë nga punëtorët, gjatë javës së ardhshme.
“I kemi bërë të gjitha kërkesat për t’u futur në pakon emergjente, por s’kemi marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion. Jemi në kontakt me të gjitha kompanitë publike dhe private të pastrimit në Kosovë, prej javës së ardhshme mendojmë të bëjmë një protestë, me makina, jo me e rreziku shëndetin publik, po qysh dalin këta punëtorë në punë, do të bëjmë një kërkesë në polici që të bëjmë një protestë, që mos me hy me u radikalizu me i ndërpre shërbimet apo me i rreziku qytetarët”, ka deklaruar Kelmendi.
Ndërkohë, ai ka treguar se punëtorët e “Pastrimit” kryejnë punën e tyre edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, atje ku edhe po trajtohen shumica e personave të prekur me koronavirus.
“Ne shërbejmë edhe në QKUK, edhe në Qendrën e Studentëve ku është karantina, por fatmirësisht asnjë nga punëtorët tanë nuk është prekur me koronavirus”, ka thënë Kelmendi për Express.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...