Google ADS

Punëtorët e ‘Pastrimi’ thirrje për kryetarin Rama: Le të dalin dhe të shohin kamionin me të cilin punojmë

11:00 | 4 Dhjetor 2024
E.K

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Pastrimi” kanë protestuar në mëngjesin e së premtes para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar anulimin e tenderit për angazhimin e pesë operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave.

Kryesindikalisti, Ardian Krasniqi, ka deklaruar se angazhimi i kompanive private rrezikon marrëdhënien e punës për 900 punëtorë.

Sipas tij , këto protesta nuk do nuk do të ndalen.

“Nuk del me na tregu se çfarë do te ndërmarrin, protestat janë të njëjta protestat janë për heqjen e tenderit që falimentojnë kompaninë e pastrimit. Protestat nuk do të ndalen. Ftojmë kryetarin Përparim Rama dhe Bekim Brestovcin le të dalin të shohin kamionin me te cilin punojnë punëtoret e KRU Pastrimi”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme