Google ADS

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë edhe sot

07:34 | 15 Korrik 2019
Arbresh.info

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën me neglizhencën e institucioneve vendore pasi që nga ndalimi i lojërave të fatit në mars të këtij viti, ato nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

Protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, kjo është protesta e tretë e organizuar nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme