Punëtorët e Lotarisë së Kosovë kanë pezulluar protestat. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për medie, shkruan arbersh.info.
Në njoftim thuhet se ky vendim erdhi pasi zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për ligjin dhe u ka premtuar takim më 15 korrik.
Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin e sindikatës.
“Sipas njoftimit për publikun të datës 05 korrik 2019 janë njoftuar të gjitha mediat dhe publiku se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të hënën me datë 08 korrik 2019 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. Gjithashtu është paralajmëruar se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Sot gjatë protestës së zhvilluar kemi pranuar një telefonatë nga z. Hysen Gashi, Këshilltar Politik i Kryeministrit Haradinaj i cili na tregoj se punimet për ligjin kanë filluar dhe na premtoi një takim të hënën me 15 korrik 2019 ku do të diskutohet se deri ku kanë arritur punimet. Bazuar në informacionin dhe premtimin e dhënë Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës pezullon përkohësisht mbajtjen e protestave deri në realizimin e takimit.
Sindikata e Lotarisë së Kosovës do të iu njoftoj me kohë lidhur me hapat e mëtutjeshëm”./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...