Google ADS

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” tentojnë të futen brenda Ministrisë së Ekonomisë, përplasen me policinë

14:50 | 25 Gusht 2022
E.H

Kanë tentuar të futen brenda objektit të Ministrisë së Ekonomisë punëtoret e kompanisë “Kosova Thëngjilli”, por të njëjtit janë ndaluar nga policia.

Ata kanë provuar që të hyjnë brenda duke u përplasur kështu me policinë, kryesisht verbalisht, derisa në një moment policët kanë zmbrapsur edhe fizikisht protestuesit.

Tash e disa orë, punëtorët e kësaj kompanie janë duke protestuar para Ministrisë së Ekonomisë duke kërkuar takim me ministren Artane Rizvanolli.

Përfaqësuesit e punëtorëve dy herë janë ftuar për takim brenda kësaj ministrie, por në asnjërin rast nuk janë pritur nga ministrja Artane Rizvanolli.

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” janë shprehur të indinjuar me qasjen e zyrtarëve të ministrisë, për çka kanë kërkuar takim me vet ministren Rizvanolli.

Të njëjtit thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë derisa të takohen me ministren Rizvanolli.

Kjo është hera e pestë që ata po protestojnë duke kërkuar rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës (KEK)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme