Sindikata e re e KEK-ut kanë paralajmëruar një protestë për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.
Sipas njoftimit, kërkesat e tyre janë: Ngritja e pagave, pagesa e fundjaves së punëtorëve me ndërrime, shkruan Arbresh.info.
Protesta do të mbahet më 7 nëntor nga ora 11:00 në Prishtinë para zyrave të KEK-ut, bën të ditur Sindikata.
“Ju ftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut në një protestë të rëndësishme të organizuar nga Sindikatat e KEK-ut.Kërkesat tona janë:Ngritja e pagave.Pagesa e fundjavës së punëtorëve me ndrrime, duke filluar nga hyrja në fuqi e ligjit të punës dhe në vazhdimësi.Protesta do të mbahet më datën 07.11.2023, ora 11, në Prishtinë para zyrave të KEK-ut.Bashkohuni me ne në këtë ngjarje të rëndësishme për të ndikuar në të ardhmen tonë të përbashkët dhe të sigurojmë të drejtat tona. Solidariteti është fuqia jonë!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...