Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e 10% të kursimeve nga Trusti

12:21 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot në mesditë para Kuvendit të Kosovës.

Ata po kërkojnë që të lejohet tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti, raporton portali arbresh.info.

“Nuk është e logjikshme që paratë tona të rrinë në llogari të huaja e Kosova të vuajë nga një gjendje jashtëzakonisht e rëndë ekonomike”, tha përfaqësuesi i protestuesve.

Kujtojmë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike për pesë herë radhazi ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë projektligj edhe parashihet tërheqja e 10% e kursimeve në Trustin Pensional./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme