Google ADS

Punëtorët e KEDS/KESCO ndihmojnë Shqipërinë me afro 19 mijë euro

15:56 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Punëtorët e KEDS/KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 mijë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit.

Kjo shumë është dhuruar brenda një dite të vetme nën organizimin e përbashkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE).

Ky aksion ka qenë në baza komplet vullnetare dhe i janë përgjigjur gati komplet punëtorët e KEDS/KESCO.

Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga tërmeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të jap kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja.

Kjo shumë i bashkohet donacionit të vet kompanisë që e ka dhënë më herët menjëherë pas tërmetit.

Por, ndihma shtesë, jashtë këtij organizimi, kanë dhënë punëtorët në mënyrë individuale, madje duke dërguar ndihma edhe direkt në vendet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme