Qindra punëtorë të KEDS sot protestuan para objektit të KEDS-it në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për pagat dhe kushtet e punëtorëve.
Kryetari i Sindikatës “Elektrokosova”, Hysni Gashi ka thënë se nga viti 2015 kërkojnë ngritjen e pagave dhe zbatimin e Kontratës Kolektive, por sipas tij kanë hasë në vesh të shurdhër nga menaxhemnti i KEDS-it.
“Pagat tona janë në nivel mjaft të ulëta dhe mezi ia dalim të mbijetojmë. Ne mburremi me punën që e bëjmë, mirëpo do t’ia bëjmë me dije menaxhmentit të KEDS-it që nuk lejojmë të nëpërkëmbet djersa e punëtorëve”, ka thënë Gashi, duke shtuar se janë të palëkundur në kërkesat e tyre për ngritje të pagave dhe zbatim të Kontratës Kolektive.
Leonora Lokaj, nënkryetare e BSPK-së, e cila u dha mbështetje kërkesave të punëtorëve të KEDS-it, tha se BSPK gjatë gjithë kohës ka qenë e njohur për padrejtësitë e menaxhemntit të KEDS-it që po ia bëjnë punëtorëve, e cila në vazhdimësi ka qenë e angazhuar të dialogojë për këtë padrejtësi.
Fehmi Pajaziti, kryetar i Këshillit Grevist, tha se kanë marrë një telefonatë nga menaxhmenti që ka ftuar për një takim lidhur me kërkesat e punëtorëve. Ai ftoi të gjithë kryetarët e shoqatave të distrikteve të shkojnë në takim me menaxhmentin për të parë qëndrimin e tyre.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...