Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës kanë pezulluar grevën që e nisën më 14 korrik të këtij viti.
Në njoftim thuhet se për pezullimin e grevës është marrë vendim me votim nga Kryesia e SHSPATK-së ku shumica u dakorduan për të pezulluar grevën dhe për t’i dhënë mundësi institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave të tyre deri më 31 tetor 2021.
“Pasi që kemi marrë zotime që disa nga kërkesat veç janë në proces të realizimit të tyre, pastaj për korrektësi ndaj tatimpaguesve, gjithashtu për të mos qenë pengesë në realimin e obligimeve të tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë”.
Megjithatë, SHSPATK bën me dije që nëse edhe pas këtij afati nuk do të ketë realizim apo komfirmime me shkrim për procesin dhe afatin e realizimit të këtyre kërkesave do të vazhdohet greva e pezulluar.
“Gjatë kësaj kohe të pezullimit ne si përfaqësues të SHSPATK-së jemi të gatshëm për çfardolloj diskutimi apo marrëveshje e cila do ishte në favor të realizimit të kërkesave tona”.
Kërkesat tona të adresuara janë:
1. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;
2. Krijimi i kushteve të punës;
3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),/arbresh.info/
Zgjedhjet në Shqipëri– Celibashi: Më 11 janar nis regjistrim...
FBI po e heton sulmin në Nju Orllins si “terrorist”, i dyshu...
Jessica Alba shpërndan këngën ‘Obsesion’ nga Tayna, teksa fr...
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga ...
Zeqiri ndan mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së K...
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...