Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marr për bazë kërkesat e tyre, do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatimpaguesit.
Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.
Ky është njoftimi i tyre i plotë:
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.
Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.
Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:
1. Krijimi i kushteve të punës;
2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;
3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),
Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...