Google ADS

Punëtorët e arsimit nisen drejt Qeverisë, bllokojnë një korsi të rrugës

13:48 | 4 Dhjetor 2024
E.K

Punëtorët e Arsimit, nën organizimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SHBASHK), kanë nisur protestën në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Pasi kërkesat e tyre mbetën pa përgjigje nga Ministria e Arsimit, ata janë nisur drejt Qeverisë.

Protesta ka çuar në bllokimin e një korsie të rrugës që lidh Ministrinë e Arsimit me objektin e Qeverisë./Arbresh.info

Të ngjashme