Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë udhëtarët se sot me datë 8 gusht 2019 punëtorët e ANP “Adem Jashari”do të mbajnë një protestë nga ora 08-09 të mëngjesit para terminalit të udhëtarëve në ANP “Adem Jashari”. Protesta nuk do të ketë ndikim në operimet normale te aeroportit, shkruan arbresh.info.
“E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe akte juridike ndërkombëtare të cilat zbatohen në vendin tonë, por paraprakisht duhet të ezaurohen mundësitë që ofron dialogu social”, thuhet në njoftimin për medie të AAC.
AAC i bën thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP “Adem Jashari”, kompanisë LKIA sh.a.të zhvillojnë dialog social dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët brenda kornizës ligjore, në mënyrë që të parandalojnë pengimin e operimeve të aeroportit./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg