Nëpërmjet një konference, është prezantuar hulumtimi mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë për ballkanin perëndimor” i cili është organizuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës dhe në mbështetje të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Gjetjet kryesore të hulumtimit tregojnë se shumica e të anketuarve besojnë se në Kosovë diskriminimi është i pranishëm.
Një numër i barabartë i qytetarëve kanë deklaruar se diskriminimi është më mbizotërues mbi baza gjinore dhe etnike ndjekur nga mendimi politik, niveli i arsimimit dhe të ardhurave dhe mosha, ndërsa Punësimi konsiderohet një nga sferat me mbizotërimin me të madh të diskriminimit (59 për qind ).
Më poshtë gjeni informatat e plota nga kjo konferencë:
“E organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe në mbështetje të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë për Ballkanin Perëndimor”, është mbajtur konferencë për prezantimin e të gjeturave të hulumtimit “Diversiteti dhe Barazia në Kosovë”.
Konferenca është drejtuar nga Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka thënë se hulumtimi është bërë për të ditur se në çfarë niveli është diskriminimi, cilat janë kategoritë dhe shtresat më të prekura nga diskriminimit. E arritur tjetër është realizimi i një kornize të monitorimit, raportimit dhe koordinimit, i cili ka të bëjë me zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.
Gjetjet kryesore të hulumtimit tregojnë se shumica e të anketuarve besojnë se në Kosovë diskriminimi është i pranishëm. Po ashtu studimi gjeti se vetëdijesimi i qytetarëve për diskriminimin dhe niveli i informacionit për të drejtat e tyre nëse do të ishin viktima të diskriminimit është përgjithësisht i ulët.
Të shpërndarë sipas etnisë, shqiptarët e Kosovës kanë thënë se diskriminimi ishte i pranishëm në masë të moderuar/të madhe dhe 52 për qind e boshnjakëve, romëve të Kosovës, ashkalinjve të Kosovës, egjiptianeve të Kosovës, turqve të Kosovës, goranëve të Kosovës kanë thënë të njëjtën, ndërkohë që 29 për qind e serbëve ndajnë të njëjtin mendim.
Një numër i barabartë i qytetarëve kanë deklaruar se diskriminimi është më mbizotërues mbi baza gjinore dhe etnike ndjekur nga mendimi politik, niveli i arsimimit dhe të ardhurave dhe mosha.
Më shumë gra se sa burra besojnë se diskriminimi kryesisht ndodh mbi baza gjinore.
Punësimi konsiderohet një nga sferat me mbizotërimin me të madh të diskriminimit (59 për qind ).
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, ka theksuar se prioritet i qeverisë është mbrojtja e të drejtave të njeriut, dialogu ndëretnik midis të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, që duhet të bazohet në barazi dhe bashkëjetesë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjionin, gjuhën etj.
“Asnjë popull nuk duhet të jetë i diskriminuar, për shkakun se është më ndryshe”, tha zëvendëskryeministrja Rexhepi, duke shtuar se do të përkushtohet në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
Nga një fjalë rasti në këtë konferencë patën edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Këshilli i Evropës dhe ai i Avokatit të Popullit.
Hulumtimi përfshin 1065 intervista individuale në 38 komunat e Kosovës dhe e matë perceptimin e përgjithshëm të popullatës në Kosovë lidhur me diversitetin dhe ndikimin e pandemisë së COVID-19.
Rezultatet e sondazhit pasqyrojnë arritjet dhe sfidat me të cilat përballen institucionet për të siguruar barazinë dhe të drejtat e njeriut si dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Sondazhi shërben gjithashtu si matje për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe do t’i ndihmojë institucioneve në vend në zhvillimin e politikave dhe veprime në përputhje me nevojat e paraqitura.”/arbresh.info
(59 për qind ).

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...