Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paraqitur sot kritikat e saj për punën 100 ditësh të Qeveris së Albin Kurtit.
LDK përmes një konference për media ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke thënë se nuk ka mbajtur shumicën e premtimeve të dhëna gjatë fushatës.
” Shprehja e arrogancës, tre muaj të qeverisë pa plan program qeverisës, mos transparencë totale e zyrës së kryeministrit dhe të ministrave e kërcenim të hapur ndaj mediave e fjalës së lirë” janë vetëm disa nga pikat që kjo parti i ka renditur për punën 100 ditëshe të Kurtit”, janë disa nga të gjeturat e LDK-së në këto 100 ditë.
Shqipe Mjekiqi nga kjo parti ka folur për politika të jashtme përgjatë 100 ditëve të qeverisës së vendit nga Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Ajo ka numërua rastet kur Kurti ka ndryshuar qasjen e tij karshi dialogut e prishjet e marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
” VV sa ishte në opozitë thoshte jo negociata dhe ajo që kemi parë është një dialog pa kushte. Përpos kësaj dialogu doli të jetë numër një për ta. Qeveria e vendit ju qas dialogut më Serbinë pa një platformë për dialog. Pastaj dialogun e bënë teknik. Dëmtuan kredibiletetin ndërkombëtar duke ju ikur marrëveshjeve të Uashingtonit”, tha Mjekiqi.
Në anën tjetër Izet Sadiku nga LDK foli për të gjeturat në sektorin e shëndetësisë nga qeverisja për 100 ditë.
Sadiku akuzoi Qeverinë Kurti për ngadalësimin e vaksinimit të qytetarëve, shkruan arbresh.info.
” Programi i qeverisë Kurti ka qenë vetëm dy faqe për shëndetësinë. Ne deri sot kemi vetëm 2 % të qytetarëve të vaksinuar. Nga 15 qershori janë vaksinuar vetëm 3.5 e qytetarëve. Qëllimi i vaksinimit në botë është që sa ma parë të vaksinohen qytetarët, e jo si në Kosovë me një tempo të ngadalshme dhe kjo do të bëjë që të kemi një valë të re të të infektuarve. Pastaj ka një muaj që në Kosovë ka mungesë të insulinave për 35 mijë pacientë”, u shpreh Sadiku.
LDK po ashtu pati kritika për qeverinë edhe sa i përket zbatimit të ligjit dhe sigurisë në vend.
Shkemb Manaj nga kjo parti ngriti shqetësimin për programin për sektorin e rendit, ligjit e sigurisë.
Manaj po ashtu kritikoi Kurtin edhe për punësimet familjare të qeverisjes së Albin Kurtit.
” Në 100 ditshin e keqqeverisjes kjo qeveri është kthyer në një qeveri të zhgënjimit. Kjo qeveri ka ofruar punë në pozita të rëndësishme për familjaret e tyre. Pastaj kemi shkarkime më qellim të kapjes së shtetit. ministrja e Drejtësisë u shpall e pafajshme dhe vetëm në Kosovë ndodh që ministrja e Drejtësisë të ketë një aktakuz dhe të punoj si ministre. Cili gjyqtarë dënon ministren asnjë. Kjo ministre do të udhëheq Vettingun”, tha Manaj.
E Besian Mustafa, duke folur për programin ekonomik të Qeveris Kurti tha se gjatë këtyre 100 ditëve kemi parë të punësuar në borde dajë e nipa dhe spat rimëkëmbje ekonomike.
” Pati shumë fjalë e as një punë. Në këto 100 ditë as një punë s’është bë në ekonomin e vendit. Kjo qeveri ka anuluar shpërndarjen e pakos ekonomike dhe ka ndarë vetëm 6 milion euro për gastronomin. Në këto 100 ditë s’është bë për rimëkëmbje ekonomike ata shkarkuan bordet e ndërmarrjeve publike për të punësuar nipa e dajë të tyre”, tha Mustafa.
Edhe ish-ministrja e Kulturës nga LDK, Vlora Dumoshi pati kritika për qeverinë aktuale sa i përket punës në këtë sektor. Ajo foli për monitorimin e qeveris në 100 ditë për punën në kulturë.
” Kemi zero përkrahje për veprimtaritë botuese në këto 100 ditë punë. Zvogëlimi i mbështetjes për artist të pavarur. Në këto 100 ditë kemi përgjysmim të fondeve për ti përkrahur të rinjtë”, tha Dumoshi./arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...