Auditori Gjeneral ka gjetur shkelje dhe mosrespektimin e kontratave të punës në komunë
Komuna e Gjakovës, problem e ka edhe respektimin e kontratave të punës.
Për vitin 2017, Raporti i Auditorit këtë komunë e gjen me mungesë të mbikëqyrjes menaxheriale, që ka çuar edhe në shkelje të ligjit, raporton T7.
Zyra e prokurorimit të kësaj komune ka dështuar të respektojë kontaratat e nënshkruara më parë.
Për shkak të mos planifikimit të duhur, angazhimi i dy punëtorëve të sigurimit në Biblioteken e Qytetit bie ndesh me ligjin.
Kjo sepse numri i tyre është i pakët dhe të tillët kanë orar të zgjatur, e nuk kanë pushim.
Televizioni 7 ka provuar të kontaktojë me shefen e Zyrës së Prokurorimit, Albana Bakalli, por nuk është përgjigjur, pasi që ka qenë në pushim.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është në dijeni për shkelje të tilla.
Mirëpo, ai nuk e sheh të arsyeshme të marrë masa, këto ai i ka lënë në dorë të organeve të drejtësisë.
Pikë tjetër problematike, Raporti i Auditorit e sheh edhe tejzgjatjen e afatit të kontratave me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta.
Shtatë persona të kontraktuar në këtë mënyrë kanë punuar me afat të zgjatur, gjë që bie ndesh me ligjin.
E Gjini thotë se veprimet e tij të tanishme lidhur me këtë çështje, mund të konsiderohen si hakmarrje politike.
Shefja e Prokurorimit në Komunën e Gjakovës, Albana Bakalli ka marrë këtë detyrë gjatë qeverisjes së Mimoza Kusari-Lilës. Bakalli në zgjedhjet komunale të vitit 2013 ishte kandidate e AKR’së për asamble në Gjakovë.
Pas fitores së kësaj partie në këtë komunë, Bakalli për rreth gjashtë muaj ushtroi funksionin e shefes së kabinetit të ish-kryetarës Minoza Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, sipas Raportit të fundit të Auditorit, Zyra e Prokurorimit të Komunës së Gjakovës është ajo që ka dështuar të kryej punën e vet.
Kjo ka çuar edhe në ngecje të zbatimit të planit, nënshkrimin e kontratave pa pasë mjete të mjaftueshme e probleme të tjera për shkak të mungesës menaxheriale.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...