Puna 24 orëshe e Kardiologjisë Invazive kursen 740.000 euro

10:50 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh, shtatë ditë të javës ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit, njofton Klan Kosova.

Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shtetit i janë kursyer 740.000 euro.

Të ngjashme