Po vazhdon gjykimi ndaj ish – krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës .
Dëshmitarja e parë në rastin Gucati dhe Haradinaj, Zdenka Pumper, e cila është koordinatore e hetimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), po vazhdon dëshminë e saj edhe sot, shkruan arbresh.info
Dëshmitarja po merret në pyetje nga prokurorja, Valeria Bolici, e cila edhe në seancën e parë, para pushimit edhe tani ka vazhduar t’i paraqes dëshmitares disa dokumente, prova e materiale, ndërsa Pumper ka deklaruar se i ka shkruar vet.
Prokuroria ka paraqitur prova dhe materiale në lidhje me rastin në fjalë, duke e pyetur kështu edhe për ‘Paktën 3”, e cila përmbante dokumente të sekuestruara nga OVL-UÇK.
Për këtë paketë ajo ka thënë se ka pasur emra dhe prova të cilat ndërlidhen me dëshmitarët të cilët ishin objekt i masave mbrojtëse.
Pumper ka thënë se ‘Paketa 3’ përmbante referenca ndaj intervistave të dëshmitarëve, që ishin kryer nga Task Forca Speciale Hetimore dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Sipas dëshmitares Pumper, aty ka pasur emra të dëshmitarëve si dhe data kur janë realizuar ato intervista.
Prokurorja: A e mbani mend se si përmenden këto intervista të dëshmitarëve, përfshirë edhe emrin e dëshmitarit?
Dëshmitarja: Përgjithësisht po, e kishin edhe emrin e dëshmitarit.
Prokuroja: Referencat ndaj datave kur janë bërë intervistat a ishin aty
Dëshmitarja: Po ishin të kombinuara, disa kishin data.
Gjithashtu dëshmitarja Pumper thotë se këtu bëhej fjalë për tre dëshmitarë.
“Unë kam marrë emrat e individëve dhe këta emra më pas, janë konfirmuar në paktën 2, ku kam shqyrtuar disa dokumente të cilat lidhen me të njëjtit individë nga organizata ndërkombëtare, të cilat kanë vendosur kufizime në nxjerrjen e materialeve apo deklaratave individuale të cilat janë dhënë për ZPS-në nga organizatat ndërkombëtare”, tha Pumper.
Zdenka Pumper është e angazhuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar që nga vera e vitit 2016.
“Jam koordinatore e hetimit. Detyrat e mija janë që të intervistoj dëshmitar, të përgatis plane të punës për prokurorinë, të analizoj prova”, deklaroi Pumper.
Pumper ka qenë oficer policie në Austri deri në vitin 2008, në rolin e hetueses. Ajo ka punuar edhe institucione ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara apo Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...