Google ADS

Pulsi Publik i UNDP-së: 51% e qytetarëve të kënaqur me punën e Qeverisë Kurti

12:28 | 25 Korrik 2023
E.G

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sipas Pulsit Publik 2023 të UNDP-së, 51.50% e qytatarëve të Kosovës janë të kënaqur me punën e Qeverisë dhe kryministrit, Albin Kurti.

Kështu njoftoi Qeveria përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen, shkruan Arbresh.info.

“Pas matjeve të Balkan Barometer 2023 javën e kaluar, tash edhe Pulsi Publik 2023 i UNDP-së konfirmon vlerësimin pozitiv të qytetarëve për punën e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti.”, thuhet në postimin e Qeverisë.

Kujtojmë që matjet e Balkan Barometet 2023 kanë konstatuar se Qeverise e Kosovës me besimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info

Lexo edhe:

Balkan Barometer: Qeveria e Kosovës me besimin më të lartë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme